Shënohen 10 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, në total 842 të prekur

Shënohen 10 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, në total 842 të prekur – Lajmet e fundit



Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja, duke e çuar në 842 numrin total të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID-19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. /Balkanweb