Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Mal të Zi

Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Mal të Zi – Lajmet e fundit



Një person nga Plava e Malit të Zi i cili po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Beranes vdiq herët në mëngjes dhe është viktima e pestë nga koronavirusi në Mal të Zi.

Sipas portalit RTCG, pacienti u pranua në spital më 4 prill për një prerje në dorë, kur rezultoi se kishte sheqer të lartë në gjak.

Ai u trajtua në një repart të brendshëm, dhe pas tre ditësh pati ethe.

Testi tregoi se ai ishte i infektuar me koronavirus.