10.410 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shënon rënie numri i pacientëve me COVID-19 të hospitalizuar – Lajmet e fundit



Ka shënuar rënie numri i të spitalizuarve me COVDID-19 që po trajtohen në kuadër të klinikave në QKUK dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas SHSKUK-së, sot 76 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar, ndërsa dje ishin 90.

Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 26 pacientë, + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjenoterapi

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 7 paciente

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë.