Shitet për 19.1 milion dollarë piktura nga Vincent van Gogh  - U mbajt e fshehur në koleksionin privat të një familjeje Franceze për më shumë se një shekull

Shitet për 19.1 milion dollarë piktura nga Vincent van Gogh  – U mbajt e fshehur në koleksionin privat të një familjeje Franceze për më shumë se një shekull

Një pikturë e Parisit nga Vincent van Gogh, ju shfaq publikut pasi mbahej e fshehur në koleksionin privat të një familjeje Franceze për më shumë se një shekull.  Piktura u shit në ankand të enjten për mbi 16 milion euro.

“Skena e rrugës në Montmartre” u pikturua në pranverën e vitit 1887, tre vjet para se mjeshtri holandez të vdiste nga vetëvrasja.

Piktura e Van Gogh tregon parisianët që ecin në një peizazh rural dhe të rrallë në Montmartre, një lagje historike që sot është një nga destinacionet më të njohura të qytetit.

“Në momentin kur pamë pikturën për herë të parë u magjepsëm menjëherë”, thanë Claudia Mercier dhe Fabien Mirabaud nga shtëpia e ankandeve parisiene Mirabaud Mercier, të cilët zbuluan veprën.

Piktura ofron një pamje të Montmartre në fund të shekullit të 19-të, kur mullinjtë e vjetëruar u bënë atraksione turistike dhe vende të kohës së lirë ku parisianët takoheshin për të pirë, vallëzuar dhe pushuar.

“Shumë pak piktura nga Periudha Montmartre e Van Gogh mbeten në duar private, me pjesën më të madhe të serive tani të mbajtura në koleksione prestigjioze të muzeut në të gjithë botën,” thanë Aurélie Vandevoorde dhe Etienne Hellman, drejtorë të lartë të departamentit të Impresionistit dhe Artit Modern në Sotheby’s France.

“Shfaqja në treg e një vepre të këtij kalibri është padyshim një ngjarje madhore, dhe me të vërtetë mundësie madhe si për koleksionistët ashtu edhe për tregun e artit.” (CNN)

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.