by lajme.org on March 5, 2021 PZAP-ja pranon 208 ankesa kundër rezultatit të zgjedhjeve – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 5, 2021 Kushtetuesja, opsioni i fundit për ankesat e partive joserbe – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 5, 2021 Për medium zviceran “Blick” flet Vjosa Osmani për ndërrimin e pushtetit, Koronën dhe konfliktin me Serbinë – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 5, 2021 Paradoksi i mbetjeve ushqimore dhe urisë në botë/ Publikohet raporti i Kombeve të Bashkuara
by lajme.org on March 5, 2021 Bebe Rexha ndërpret lidhjen direkte pasi një burrë i ekspozon pjesët intime
by lajme.org on March 5, 2021 Xheri me dedikim prekës për Cekën: “Lamtumirë ikona e kuzhinës shqiptare”
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Shkarkimi nga Galeria e Arteve përplas ashpër Fahredin Spahijajn me Eliza Hoxhën (VIDEO)in Kulturëon January 19, 2021 Ish –deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila përsëri i ka hyrë garës dhe për një mandat tjetër në zgjedhjet parlamentare, ka hedhur akuza për keqmenaxhim ndaj Fahredin Spahijajt, ish-drejtorit të Galerisë së Arteve të Kosovës. Madje në studion e Edicionit të Analizës në Klan Kosova, ka pasur një përplasje të ashpër mes tyre, lidhur me pretendimet e Spahijajt se Hoxha kishte ndikuar në shkarkimin e tij. Megjithatë këto akuza të Spahijajt, kandidatja e PDK-së për deputete i hodhi poshtë. ”Zotri Fahredin Spahija ka qenë drejtor, dhe në mandatin e Memli Krasniqit janë deponuar 11 vërejtje dhe ankesa nga komplet stafi i Galerisë Kombëtare në emër të tij”. ”Më pas është shqyrtuar rasti i tij si drejtor, në Komisionin Disiplinor në Ministrinë e Kulturës”. ”11 ankesa, incizime me ofendime ndaj grave aty dhe asistente që kanë qenë – por kjo është process që ka ndodhur para se unë të jem presidente e bordit të Galerisë Kombëtare”. ”Unë s’i kam dëgjuar vërejtjet ato janë në Komision Hetimor. Unë kur kam marrë mandatin si Presidente e Bordit bashkë me të gjithë akterët e bordit”. ”Edhe për faktin se Komisioni Disiplinor ka theksuar që nuk ka më klimë pune për shkak të të gjithë atyre ankesave, Ministria e Kulturës nuk ka mundur ta shkarkojë juridikisht sepse në ligj thuhet se bordi duhet ta shkarkojë dhe bordi s’ka qenë jofunksional”. ”Aktakuzat që kanë ardhë ndaj jush, kanë ardhë në Ministri, nuk kanë ardhur tek unë dhe i ka studiuar Komisioni Hetimor”. ”Juridikisht në një institucion ku nuk ka klimë pune, dhe asnjë person nuk komunikon me ju, atëherë normal që ju duhet të shkoni”. Tutje Eliza Hoxha pretendon se gjatë kohës sa ishte drejtor në GAK, Fahredin Spahija kishte keqmenaxhuar dhe me fonde të Ambasadës së Holandës, të cilat këto ky i fundit vazhdimisht i mohonte. ”Mos të flas për abuzimet me: paratë e ambasadës së Holandës, që janë marrë me krijuar faqen e Galerisë Kombëtare, dhe asnjëherë nuk është krijuar dhe faturat për kompaninë që ka krijuar atë faqe janë fatura fiktive sepse nuk ekziston ajo kompani. Hard-disku marrë nga kompjuteri i Galerisë, dhe shumë gjëra të gjuajtura në tavan”. ”Faktet ekzistojnë kushdo që do mundet t’i gjejë në Komisionin Disiplinor”. ”Jam shumë e lumtur për mandatin tim që kam kryer. Puna flet për ju, dhe puna flet mua. Galeria flet për ju, Galeria flet për mua. Kam kryer punët e mia. Ne jemi një bord që kemi pasur një program”. Në anën tjetër, ish-drejtori i Galerisë Kombëtare, Fahredin Spahija ka insistuar që Hoxha ta fliste të vërtetën. “S’është e vërtetë që ka qenë jofunksional sepse të gjithë anëtarët kanë qenë aty. Jofunksional është kur mungojnë anëtarët e bordit”, është shprehur Spahija. Në anën tjetër, ai e ka akuzuar Hoxhën që është emëruar vetëm për t’ia kryer punët Memli Krasniqit. “Ti je emëruar anëtare e bordit dhe kryetare e bordit vetëm për t’ia kryer punën Memli Krasniqit. Ti je emëruar vetëm dy ditë pa më shkarkuar mua. Brenda dy dite ti i kuptove të gjitha?”, iu është drejtuar Spahija Hoxhës. Për vërejtjet dhe ankesat që Hoxha i ka përmendur se kanë ardhur nga stafi , Spahija e pyeti disa herë me radhë arkitekten nëse i kishte studiuar ato. “I keni mbyllur dyert për artistët e vendit”, ka thënë Spahija, teksa Hoxha tregon për ndryshimet sipas saj që kanë ndodhur në Galerinë Kombëtare në krye me Erzen Shoshkolin. “Ti je persekutore e Memli Krasniqit. Ke nënshkruar dokumente për ta shkarkuar drejtorin. Kjo pozita jote politike është vetëm falë argatllëkut që ia ke bërë Memli Krasniqit dhe PDK-së”, ka vlerësuar Fahredin Spahija. /klankosova/ KultPlus.com Previous PostNext Post
on March 5, 2021 Haradinaj nga Prekazi: Çdo sakrificë e popullit tonë lidhet me familjen Jashari – Lajmet e fundit
on March 5, 2021 23 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, Çitaku: Faleminderit Adile dhe Adem Jashari! – Lajmet e fundit
on March 5, 2021 Gurakuqi: Prej 4 vitesh vetëm me 5 shfaqje, Zana Çela nuk e njeh repertorin e operas, vjen nga televizioni