Shkon në 302 numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Shkon në 302 numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri – Lajmet e fundit



Një mjek dhe dy infermiere në Tiranë kanë mundur të shërohen nga pandemia Covid-19, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, i cili shton se për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë.