Shkon në 58 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë

Shkon në 58 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë – Lajmet e fundit



Numri në rritje i të prekurve me sëmundjen COVID-19 në Kosovë, ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të viktimave.

Ndonëse Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka disa ditë që nuk po jep të dhëna për viktimat, megjithatë po tregon vetëm për numrin e përgjithshëm të tyre.

Nga 56 sa ishin në raportin e parafundit të publikuar nga IKSHPK, në raportin e fundit kjo shifër është rritur në 58. Viktimat nuk dihet prej nga janë.

Sot janë raportuar 114 raste tw reja me COVID-19, ndërsa 117 janw shwruar. Ndërkohë komunat me më së shumti raste është ajo e Ferizajt me 35 raste, Prishtina me 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 me raste, aq sa ka Peja dhe Vushtrria, komuna e Prizrenit me 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj./Zëri