Shkon në 683 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit - Tendenca vazhdon të bjerë

Shkon në 683 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit – Tendenca vazhdon të bjerë

683 njerëz të tjerë kanë vdekur në Itali nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve të vendit në 7503. Agjencia e Mbrojtjes Civile konfirmoi numrat, të cilat ishin një rënie në raportet ditore të viktimave pas një goditjeje një ditë më parë.

Numri i rasteve të konfirmuara në vend, i cili tani është bërë epiqendra e pandemisë, u rrit me 5.210 duke shkuar në total në 74,386 njerëz të infektuar. Sidoqoftë, pati një rritje të mprehtë të rikuperimeve me 9.362 të shëruar, krahasuar me 8.326 një ditë më parë.

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, nuk ishte i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp për të njoftuar shifrat pasi ishte duke u testuar pasi kishte shfaqur shenja etheje. (repubblica)

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.