Sejdiu: Viti 2019 historik për shëndetësinë kosovare, shpëtuam shumë jetë, shëruam mijëra të sëmurë

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve kërkon dorëheqjen e Basri Sejdiut – Lajmet e fundit



Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), ka reaguar pas raportimit të 12 vdekjeve gjatë dy ditëve të fundit si pasojë e COVID-19 në Klinikën Infektive.

PRAK përmes një reagimi, ka vlerësuar se menaxhimi i pandemisë COVID – 19 po shkon drejtë humbjes së kontrollit, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, transmeton Zeri.info.

“Sipas raportimeve të mediave, 4 nga 12 pacientët e vdekur kanë ndërruar jetë si rezultat i problemeve me Oksigjen. Kjo mbetet të vërtetohet nga institucionet përgjegjëse. Megjithatë, kujtojmë se një problem i ngjashëm ka bërë që ish-Drejtori i SHSKUK – së të jap dorëheqje. Duke e parë që një problem i tillë nuk është rregulluar edhe pas 3 viteve ne konsiderojmë se pesha e përgjegjësisë është edhe më e madhe. Prandaj kërkojmë nga Drejtori i SHSKUK – së që të jap dorëheqje nga pozita, ose të shkarkohet nga Bordi i SHSKUK – së. Jeta e pacientëve nuk duhet të jet kundërvlerë e e çfardo pozite, por kjo duhet të bëhet për arsye morale dhe t’i jep hapësirë një hetimi të pavarur dhe një satisfaksion moral për familjarët e viktimave”, thuhet në reagimin e PRAK.

PRAK konsideron se masat e lirimit kundër COVID – 19, të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë, kanë kontribouar në një situatë ku gjendja bëhet e pa menaxhueshme.

“Kalimi nga masa rigoroze në masa tejet liberale pa u ngritur kapacitetet spitalore, ka kontribouar që institucionet të vijnë në prag të kolapsit. Është a pa shpjegueshme që në kohën kur rriteshin rastet e konfirmuara me COVID 19 masat preventive liroheshin edhe më shumë! Edhe më vështirë e shpjegueshme është reduktimi i gjurmimit të kontakte të personave të prekur me Covid 19. Publiku nuk u informua asnjëherë se pse kishte disproporcion të rritjes së numrit të rasteve, lirimit të masave dhe reduktimit të testimeve, edhe pse ishin premtuar testime masive. Të vlerësosh se rekomandimet do të zbatohen nga qytetarë të cilët për 20 vite nuk kanë marrë edukim shëndetësor është një iluzion! Aq më tepër kur mbikëqyrja e respektimit të masave ka qenë minimale”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, të vësh në peshore shëndetin publik si kundërvlerë e “shëndetit të ekonomisë” është qasje skajshmërisht e gabuar.

“Përkundër kësaj vërehet që vendi po kthehet në pikën zero ku “shëndeti i ekonomisë” dhe ai publik do të jenë seriozisht të rrezikuar”, thuhet në fund të komunikatës nga PRAK./Zëri