Shoqata “Jetimat e Ballkanit” bashkë me Komunën e Vushtrrisë do të ndërtojnë 20 shtëpi

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” bashkë me Komunën e Vushtrrisë do të ndërtojnë 20 shtëpi – Lajmet e fundit



Është nënshkruar marrëveshja që do të ju sigurojë shtëpinë 20 familjeve skamnore dhe të pastreha në komunën e Vushtrrisë.

Bashkë kontribues në këtë projekt do të jetë shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Vushtrrisë.

Në njoftim thuhet se vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë bashkë me organizatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në Vushtrri kanë ndërtuar 28 shtëpi si dhe kanë blerë 4 banesa për familjet e pastreha.