by lajme.org on January 26, 2021 Unsecured loans. Just how to compare personal loans and acquire the most useful deal
by lajme.org on January 26, 2021 Fiskalizimi/ Tatimet sqarim për tregtuesit e produkteve farmaceutike si do të funksionojë për ilaçet e rimbursueshme
by lajme.org on January 26, 2021 Presidenti Biden rrit qëllimet. Shpreson për 1.5 milionë vaksinime në ditë: “Deri në verë do të arrijmë imunitetin e tufës”
by lajme.org on January 26, 2021 Nëna ‘shtanget’ pasi fëmijët e saj ndërtuan dordolec me dhëmbët e gjyshes
by lajme.org on January 26, 2021 Akademia e Shkencave në Shqipëri aderon në lëvizjen për luftën kundër antisemitizmit
by lajme.org on January 26, 2021 Na e hodhi të gjithëve! Tatuazhi masiv i Keisit paska qenë një rreng
by lajme.org on January 26, 2021 Kur fiton një çmim Oscar supozohet të jetë gëzim i madh, por jo edhe për këtë aktore
by lajme.org on January 26, 2021 Leonardo DiCaprio ka një kërkesë nga Joe Biden në letrën e hapur drejtuar atij
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Shpallet fituesi për tunelin e Llogarasë. Bashkimi i kompanive do të kryejë projektin, më pas gara për ndërtiminin Ekonomion September 17, 2020 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fituesit për projektin e metodologjisë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me një gjatësi prej rreth 6 kilometrash. Kompania që do të hartojë projektin është një bashkim mes tre operatorëve ekonomikë, një nga Austria, një tjetër nga Sllovenia dhe një bashkim mes dy kompanive shqiptare. “Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompani lokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.” – thuhet në njoftimin e ministrisë. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve. Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi prej 50-80 km/orë, kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta. Njoftimi i plotë Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompani lokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre. Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve. Në aktivitetin e zhvilluar ditën e martë (15 shtator 2020) ku të pranishëm ishin Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe përfaqësues të BERZH, përfaqësuesit e dy kompanive të përzgjedhura prezantuan projektet e përgatitura prej tyre. Ministrja Balluku tha se pjesëmarrja e kompanive ndërkombëtare dhe me eksperiencë të gjatë në këtë fushë është një tregues i procesit transparent mbi të cilin zhvillohen këto konkurse. Garantimi i sigurisë rrugore është shumë i rëndësishëm, së bashku me efiçencën e kostos së ndërtimit të kësaj vepre theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Një tjetër element me rëndësi të veçantë është zgjidhja arkitekturore, pasi bëhet fjalë për një vepër në një ndër pikat turistike të Shqipërisë, atë të Parkut Kombëtar të Llogarasë. “Unë ju falënderoj shumë për gjithë punën serioze që keni bërë. Kompanitë kanë nevojë për kohën e tyre, për të dalë në një rezultat, por edhe ne na duhet që të nisim sa më parë, mundësisht brenda këtij viti procedurat e nevojshme për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit, sigurisht duke ju drejtuar partnerëve tanë, mbështetës financiarë”, u shpreh Balluku. Për ministrin Klosi ndërtimi i kësaj vepre do të ketë një ndikim në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në zonën e bregdetit të jugut pasi do t’ju krijojë mundësi më të shumta investitorëve për të vijuar me investimet e tyre. “Aeroporti i Vlorës, por padyshim edhe tuneli i Llogorasë do t’i japin të gjitha mundësitë që investimet e ndërmarra në mënyrë masive nga investitorët shqiptarë e më pas nga investitorë të huaj, nëpërmjet investimit që do të realizohet në tunelin e Llogorasë, do të mund të ofrojnë një shërbim elitar për të gjithë zonën e bregdetit”, nënvizoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit. Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta. Lidion Kulla / SCAN *Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal. Previous PostNext Post
on January 26, 2021 Kur fiton një çmim Oscar supozohet të jetë gëzim i madh, por jo edhe për këtë aktore
on January 26, 2021 Akademia e Shkencave në Shqipëri aderon në lëvizjen për luftën kundër antisemitizmit
on January 26, 2021 “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, Selimi mbështet idenë e Ramush Haradinajt – Lajmet e fundit
on January 26, 2021 Baballarët kosovarë, të painteresuar për edukimin e hershëm të fëmijëve – Lajmet e fundit
on January 26, 2021 Fiskalizimi/ Tatimet sqarim për tregtuesit e produkteve farmaceutike si do të funksionojë për ilaçet e rimbursueshme
on January 26, 2021 Demi-Murtezi: Për shkak të një aksidenti më 2015, po kontestohet kandidatura ime për deputete – Lajmet e fundit