Shqipëri, 5 të vdekur dhe 154 raste të reja me COVID-19

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 154 raste të reja me COVID-19 – Lajmet e fundit


Foto: AA


Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri nga 643 testime sa janë kryer, janë regjistruar 154 raste të reja me COVID-19 dhe 5 persona kanë vdekur.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.971 dhe numri i të vdekurve në 213, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.971 dhe numri i të vdekurve në 213, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërkohë, janë shëruar edhe 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3.616, kurse raste aktive janë 3.142.