Shqipëri, shtohen të shtruarit në spitalet COVID

Shqipëri, shtohen të shtruarit në spitalet COVID – Lajmet e fundit



Rritet sërish numri i të shtruarve në spital. Sipas të dhënave të siguruar nga Televizioni Klan është rritur edhe numri i pacientëve në reanimacion dhe atyre të intubuar.

Të shtunën në dy spitalet Covid rezultojnë të shtruara 119 pacientë, prej tyre 18 janë në terapi intensive dhe 6 në intubim.

Një ditë më parë në dy spitalet Covid rezultonin të shtruar 115 pacientë dhe prej tyre 16 ishin në terapi intensive dhe 5 në intubim.

Nisur nga përkeqësimi i situatës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektimin e masave anti-covid, mbajtjen e maskës dhe distancës fizike.

Tv Klan