by lajme.org on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Shqipëria do të hapë ambasadë në Ukrainëin Kulturëon January 12, 2023 Shqipëria do të ketë së shpejti ambasadën e saj në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës. Kështu njoftoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në kohën kur po shënohet 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. “Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë. Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike”, shkroi Xhaçka në një postim në Facebook. Që prej 24 shkurtit të vitit 2022 kur nisi pushtimi rus i ukrainës, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, është rreshtuar me këtë aleancë ushtarake dhe me Bashkimin Evropian në mbështetjen e Ukrainës. Në kuadër të kësaj mbështetje janë miratuar disa vendime, që lejojnë shtetasit e Ukrainës të hyjnë dhe qëndrojnë pa leje të qëndrimit në Shqipëri për një periudhë 1 vjeçare si dhe krijimin e një task-force për të menaxhuar aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare për shtetasit që vijnë nga Ukraina. Autoritetet shqiptare gjithashtu kanë përkrahur rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe, së voni, kanë ndërmarrë një iniciativë për dokumentimin dhe hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë, përmes OKB-së. Para fillimit të luftës dhe sanksioneve që u vendosën ndaj Rusisë, sipas të dhënave të Instituti të Statistikave (INSTAT), Shqipëria ka importuar mbi 40 për qind të totalit të drithërave nga Rusia, ndërsa 4 për qind nga Ukraina. Sipas ambasadës ukrainase në Tiranë, që nga shkurti i vitit 2022, në Shqipëri janë strehuar afërsisht 3 mijë shtetas ukrainas. Më 3 maj të vitit që shkoi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua me një fjalim online Kuvendit të Shqipërisë. Përveç falenderimit për mbështetjen, ai kërkoi që t’u ndalohej hyrja në Shqipëri, turistëve rusë. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga qeveria shqiptare. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 13 janar 1993, ndërsa Ukraina ka hapur ambasadën e saj në Tiranë në shtator të vitit 2020. Ambasador i saj është emëruar Volodimir Shkurov, i cili është ende në detyrë. Në Ukrainë, në rajonin e Odesës jetojnë rreth 3500 shqiptarë./REL/ KultPlus.com Previous PostNext Post
on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit