Shqipëria furnizohet me 25 mijë vaksina Sputnik V, të cilat do përdoren si doze e dytë

Shqipëria furnizohet me 25 mijë vaksina Sputnik V, të cilat do përdoren si doze e dytë – Lajmet e fundit



Një sasi tjetër vaksinash ka mbërritur në Shqipëri. Bëhet fjalë për  një kontingjent prej 25 mijë vaksinash Sputnik V,  që ndodhen tashmë pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Vaksinat janë tashmë  në pritje për t’u shpërndarë për të gjithë personat që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ruse kundër pandemisë së COVID-19.

Në Shqipëri, sipas autoriteteve, është tejkaluar pragu i 800 mijë vaksinimeve ndaj pandemisë./a2cnn