by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Shqipëria krah Kosovës, vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të sajin Kulturëon January 23, 2023 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se qëndrojnë krah Kosovës dhe vlerësojnë ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të shtetit. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Begaj ka thënë se Shqipëria e mbështet dialogun Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshje përfundimtare që do të çojë në njohje të ndërsjellë. Kreu i shtetit shqiptar ka përmendur zhvillimet e dhjetorit në veri në të Kosovës, ku grupe kriminale të Serbisë kishin vendosur barrikada, për çka Begaj ka thënë se ishte situatë delikate e cila nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal. “Përgjatë gjithë vitit dhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u ballafaquam me një situatë tepër delikate në veri të Kosovës, e cila nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal. Shqipëria është në krah të Kosovës dhe vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, vlerëson rolin dhe kontributin e misionit KFOR të NATO-s në garantimin e paqes dhe sigurisë, respekton parimet e fqinjësisë së mirë, si dhe mbështet dhe inkurajon dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, që do të çojë në njohje të ndërsjellë”, ka thënë Begaj. Begaj gjithashtu ka thënë se viti 2022, ishte i vështirë dhe sfidues edhe për sigurinë kombëtare në Shqipëri. Ai ka përmendur sulmet kibernetike, përmbytjet gjatë dimrit, si dhe zjarret e krijuara gjatë periudhës së verës. “Viti që sapo kemi lënë pas ishte i vështirë dhe sfidues edhe për sigurinë tonë kombëtare. Në muajin korrik, ne u përballëm me një nga sulmet më të rënda kibernetike të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, i cili jo vetëm shkaktoi probleme në infrastrukturën digjitale në vend, por ishte me qëllime të dukshme politike për të shkaktuar destabilitet. Gjatë vitit 2022 kemi kaluar situata të vështira që lidhen me përmbytjet gjatë periudhës së dimrit; situatë e vështirë është krijuar dhe këto dy javët e fundit, si dhe zjarret gjatë periudhës së verës. Gjithashtu, ka patur cenim të sigurisë publike nga fenomene të kriminalitetit, aktivitete të paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike, krimit të organizuar, korrupsionit, emigracionit e të tjera. Të gjitha këto kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka shtuar Begaj. Ai shtoi se shtete me interesa jomiqësore, përmes instrumenteve të ndryshme, janë përpjekur të zgjerojnë influencën e tyre dhe të pengojnë proceset integruese euro-atlantike të vendeve të rajonit. Begaj ka përmendur edhe agresionin e paprovokuar rus në Ukrainë, për çka ka thënë se ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euroatlantike. Efektet e tij në fushën e ekonomisë, ka shtuar Begaj, janë shoqëruar me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë duke vështirësuar kështu jetën e qytetarëve. Në këtë takim të thirrur nga vet ai, Begaj ka thënë se do të bëjnë një analizë të gjendjes së sigurisë kombëtare dhe sipas tij është e rëndësishme të diskutohen prioritetet për vitin në vijim. /Express /KultPlus.com Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Rama: Vuçiqi dhe unë kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Ben Blushi zbulon bisedën e tij me Kadaren, veçohen përgjigjjet e gjeniut të letrave shqipe