SHSKUK: Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19 – Lajmet e fundit



Është shënuar rënie e sërishme e numrit të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Univeritare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raporti të sotit, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

659 prej tyre janë në oksigjeo-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor. /Zëri

Raporti i plotë: 

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 105 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 132 pacientë

Spitali i Gjilanit, 65 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë

Spitali i Ferizajt, 51 pacientë