Shtatë të vdekur në Itali nga moti i lig

Shtatë të vdekur në Itali nga moti i lig – Lajmet e fundit



Shtatë persona kanë vdekur në brigjet e Adriatikut, në qendër të Italisë, për shkak të motit të ligë gjatë natës, kanë thënë autoritetet.

Agjencia e lajmeve, ANSA, ka cituar mbrojtjen civile të ketë thënë se shtatë njerëz kanë vdekur në Ankona të rajonit Marke, dhe se disa të tjerë janë të zhdukur, përfshirë një fëmijë.

Udhëheqësi i rajonit Marke, Francesco Acquaroli, ka thënë në Facebook se ai është duke ndjekur “zhvillimet për këtë krizë meteorologjike shumë serioze, që ka goditur rajonin tonë, si dhe operacionet e shpëtimit”.

Të enjten, autoritetet për mbrojtje civile i kanë paralajmëruar banorët që të strehohen në rajone më të larta, për shkak të rrezikut nga vërshimet. Autoritetet në Ankona kanë thënë se vërshimet janë pasojë e “shirave të vazhdueshëm” në gjithë pasditen e 15 shtatorit.

Valët e të nxehtit dhe stuhitë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu.

Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale, dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit. /rel