Shqipëri, 14 raste të reja me COVID-19

Shtohen rastet e të infektuarve në Shqipëri, shënohet viktima e 35 – Lajmet e fundit


Foto: Ilustrim


Vazhdojnë të shtohen rastet e reja të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime ku kanë rezultuar pozitivë 44 persona.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike, 22 janë evidentuar në Tiranë, 4 në Kamëz, 1 në Vlorë, 6 në Krujë, 4 në Shkodër, 2 në Lushnjë, 1 në Elbasan dhe 4 në Durrës, raporton “a2news”.

Nga 40 personel shëndetësor i testuar, kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre.

Ndërkohë, është shënuar edhe viktima e 35 nga Covid-19 në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 59-vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive. Ai vuante nga disa sëmundje kronike.