Shtyhet mbledhja e qeverive Kosovë – Shqipëri

Shtyhet mbledhja e qeverive Kosovë – Shqipëri – Lajmet e fundit



Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që ishte planifikuar të mbahej këtë të premte, është shtyrë.

Shtyrja e saj ka ardhur me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, transmeton Zeri.info.

Hoti ka njoftuar se bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë dakorduar që mbledhja e dy qeverive të shtyhet për 2 tetor.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit vendosi që Kuvendi të mblidhet të premten, më 25 shtator, në orën 10:00, për të vazhduar me pikat e mbetura nga seanca e kaluar, ndërsa nga ora 13:00, të po të njëjtës ditë, të fillohet me seancë të re. /Zëri