Shtyhet për nesër takimi Thaçi- Mustafa: Shkak problemet shëndetësore të presidentit?!

Shtyhet për nesër takimi Thaçi- Mustafa: Shkak problemet shëndetësore të presidentit?! – Lajmet e fundit



LAJMI I FUNDIT

Edhe pse u paralajmërua që sot mund të ndodh takimi ndërmjet liderit të LDK-së dhe presidentit Thaçi, ku do të bisedohej për çështjen e mandatarit, duket se një takim i tillë do të shtyhet për nesër.

E gjithë kjo për shkak të problemeve shëndetësore të presidentit Thaçi, i cili edhe sot ka marrë tretman mjekësor.

“Takimi i paraparë të zhvillohej sot ndërmjet Thaçit e Mustafës me gjasë do të shtyhet për nesër. Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të presidentit”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ashtu siç edhe ka raportuar paraditën e sotme, në këtë takim lideri i LDK-së, Isa Mustafa do të duhej t’ia dëshmonte presidentit se e ka shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re, në mënyrë që pastaj të veproj edhe formalisht i pari i vendit, me procedurat për mandatarin.

Edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka konfirmuar.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se janë duke pritur thirrje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të takohen për mandatarin.

I pyetur nga mediat para selisë së partisë, Mustafa tha se do t’i përgjigjen thirrjes së presidentit.

“Po presim nga presidenti kur po na thërret dhe ne do t’i përgjigjemi thirrjes së tij”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

Tutje, ai ka komentuar edhe deklaratën e kreut të Qeverisë në detyrë, Albin Kurtit që tha se Mustafa po e përdor shkopin më shumë për të goditur Vjosa Osmanin.

“Është e ulët që dikush flet ashtu për një grua për një nënë”, ka thënë Mustafa.