Shumë hetime e pak dënime ndaj zyrtarëve lartë për korrupsion

Shumë hetime e pak dënime ndaj zyrtarëve lartë për korrupsion – Lajmet e fundit



Agjencia Kundër Korrupsionit, vazhdon të dërgojë kallëzime penale për korrupsion në prokuroritë e Kosovës, por ato nuk po trajtohen me prioritet të duhur, thonë zyrtarët e agjencisë.

Agjencia, në bazë të kompetencave ligjore është përgjegjëse për zhvillimin e procedurave hetimore paraprake të rasteve të dyshimit për korrupsion. Në bazë të hetimeve, agjencia ngre kallëzimet penale në prokurori.

Drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli, tha për Radion Evropa e Lirë, se rastet e dyshuara për korrupsion të nivelit të lartë duhet të merren me seriozisht.

“Me vet faktin që në vitin 2020, kemi pasur të bëjmë me pandemi, rastet kanë shkuar ngadalë, por edhe kështu nga praktika, rastet e profilit të lartë po shkojnë ngadalë”, tha Havolli.

Havolli, thotë se në kallëzimet e dërguara në prokurori, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme.

“Ka [raste] ministra, zëvendësministra, drejtorë, dekanë, pro-dekanë, drejtorë të bordeve, sekretarë permanentë, sekretarë të ambasadave dhe të natyrave të tjera, për të cilët është ushtruar kallëzim penal nga ana e agjencisë”, tha Havolli.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka në proces të punës disa raste të zyrtarëve të nivelit të lartë që dyshohen për korrupsion.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU