Situatë e rënduar në shkollat e Prishtinës, dy prej tyre kalojnë në mësim online për shkak të COVID-19

Situatë e rënduar në shkollat e Prishtinës, dy prej tyre kalojnë në mësim online për shkak të COVID-19 – Lajmet e fundit



Sitatë e rëndëuar është paraqitur në shkollat e Prishtinës nga Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala.

Shala ka bërë të ditur se për shkak të numrit të madh të të infektuarve, shkollat “Abdyl Frashëri” dhe “Gjin Gazuli”, kanë kaluar në mësim online me rekomandim të IKSHPK-së, transmeton Zeri.info.

Ajo gjithashtu ka thënë se situatë e rënduar është edhe në shkollat tjera, ndërsa ka kërkuar nga nxënësit, prindërit e mësimdhënësit të respektojnë masat anti-COVID.

Shkrimi i plotë:

Për shkak të numrit të infektuarve, vetëm sot dy shkolla në Komunën e Prishtinës sipas rekomandimeve te IKSHPK kanë kaluar në mësimin online ( skenari C) SHML “Abdyl Frasheri” dhe SHML “Gjin Gazuli”, situatë e rënduar është edhe në shkollat tjera!

Te nderuar nxënës, prindër, mësimdhënës dhe staf i shkollës, duke e pare rritjen e numrit të rasteve me ‘Covid-19’ ditëve të fundit në shkolla, kërkojmë nga ju që masat ‘Anti-covid-19’ të respektohen me përpikmëri sipas protokolit.

Gjithashtu, i lusim prindërit që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre jashtë objektit shkollor (vajtje – ardhje/ shkollë – shtëpi dhe anasjelltas),

Rrjedhimisht, nëse fëmijet janë me ndonjë prej simptomave (të njohura tashmë), te izolohen në shtepi dhe të njoftojnë përfaqësuesit e shkollës përkatëse dhe IKSHPK-në për testim.

Pra, vetëm me kujdes të shtuar në respektim të masave, mund të mbajmë shkollat hapur.

Sherim të lehtë dhe të shpejtë për të infektuarit dhe KUJDES të shtuar për të gjithë të tjeret në shkollë dhe jashtë saj!