Sogojeva: Sektori i turizmit kolapson nëse qeveria nuk intervenon me 1 miliardë euro në ekonomi

Sogojeva: Sektori i turizmit kolapson nëse qeveria nuk intervenon me 1 miliardë euro në ekonomi

Edhe sektori i turizmit është prekur mjaft shumë gjatë pandemisë së COVID-19.

Eksperti i turizmit Hysen Sogojeva thotë në emisionin “#Hashtag” në RTV Dukagjini se momentalisht turizmi është ndër më të rrezikuarit edhe për shkak të masave që janë vendosur e që sipas tij janë mjaft të disfavorshme për turizmin.

Sogojava thotë se goditja e sektorit privat lidhet direkt edhe me goditjen e turizmit pasi sipas tij sektori publik nuk e ndihmon turizmin.

“Nëse qeveria nuk intervenon së paku me një miliardë euro në biznese, turizmi është në prag të kolapsit”, tha ai

Baki Hoti nga Unioni i Turizmit të Kosovës thotë se sektori i turizmit nuk mund të rimëkëmbët për një ditë apo një muaj por sipas tij duhet kohë e gjatë për rimëkëmbje.

Virtyt Gacaferri nga Ballkan Natural Adventure thotë se turizmi është goditur mjaft shumë.

Ai thotë se organizata e tij që merret me turistë të jashtëm ka pasur vështirësi për shkak se sipas tij numri i turistëve të huaj pothuajse ka rënë në zero.

Gacaferri thotë se në kohë të pandemisë ka lulëzuar turizmi lokal dhe grupet e bjeshkatarëve e që sipas tij ka pasur impakt negativ në ekonomi dhe pandemi.

“Në ekonomi ka pasur efekt negativ pasi kanë rrëzuar çmimet përtokë dhe me autobusët e mbushur plotë ndoshta kanë përhapur coronavirusin. Është për keqardhje se në këtë kohë pandemie bjeshkët e Kosovës janë ndotur shumë me mbeturina të turistëve vendor”, tha ndër të tjera Virtyt Gacaferri