Sot bëhen 22 vite nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

Sot bëhen 22 vite nga masakra e familjes Berisha në Suharekë – Lajmet e fundit



Sot bëhen 22 vite që kur forcat serbe masakruan 52 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë, raporton Zeri.info.

Nga ky sulm mbijetuan vetëm Gramoz Berisha, i cili atëherë ishte vetëm 8 vjeçar, të ëmën e tij, Vjollca Berisha dhe gruan e axhës, Shyhrete Berisha.

Më 26 mars të vitit 1999, vetëm dy ditë pasi NATO filloi bombardimet kundër forcave serbe, u shënua dita më e tmerrshme e mundshme për familjarët të cilët vdiqën nga plumbat dhe mjetet eksplozive që u hodhën brenda një lokali të braktisur.

Pasi ekzekutuan gratë dhe fëmijët që ishin në lokal, forcat serbe, ngarkuan trupat e tyre në një kamion dhe i nisën në drejtim të Prizrenit. Gramozi, nëna e tij, dhe familjarja tjetër, arritën që të kërcenin nga kamioni duke u bërë kështu tre të mbijetuarit e vetëm.

Për të nderuar këtë familje gjatë ditës do të bëhen homazhe te Lapidari i Martirëve në Suharekë. /Zëri