Infektologu Ahmeti: Edhe një pacient shërohet nga koronavirusi në Kosovë

Sot lirohet pacienti i parë i prekur me koronavirus në Kosovë – Lajmet e fundit



Infektologu Sali Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Kliniës Infektive, sot në një konferencë për media bënë të ditur se 49 pacientë me koronavirusin e ri janë duke u trajtuar në klinikë, raporton “Zëri.info”.

Salihu tha se 9 pacientë janë në gjendje me të rëndë shëndetësore, ndërsa rasti i parë i prekur me COVID-19 sot do të lirohet nga klinika.

“Ne kemi gjithsej 49 pacient në Klinikën Infektive prej të cilve 9 janë në gjendje më të rëndë, në veccanti 3 prej tyre. Sidoccoftë ne po bëjmë gjithqka që është e mundur. Ne kemi edhe lajme të mira. Sot e lirojmë edhe rastin zerro, ose rastin e parë një pacientë 77 vjeccar i cili ka pasur edhe sëmundje kronike të mëhershme. Përkundër kësaj pati angazhime shumë profesionale të mjekve të Klinikës Infektive”, shtoi ai./Zëri/ A.B