Sot në Kuvend debatohet për mosliberalizimin e vizave

Sot në Kuvend debatohet për mosliberalizimin e vizave – Lajmet e fundit



Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet me fillim në orën 10:00, për të vazhduar seancën e djeshme.

Dje në Kuvend u ratifikua marrëveshja me MCC-në, e cila do t’ia sjellë Kosovës mbi 236 milionë dollarë për sektorin e energjisë, raporton Zeri.info.

Ndërsa në seancën e sotme pritet të diskutohet për mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.

Përveç kësaj, këto janë pikat e tjera që do të diskutohen:

Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT SHA për vitin 2021,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për parkun kombëtar “Sharri”,

Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.