Sot nënshkruhet marrëveshja për heqjen e taksës prej 15 euro me Malin e Zi

Sot nënshkruhet marrëveshja për heqjen e taksës prej 15 euro me Malin e Zi – Lajmet e fundit

Foto ilustruese


Sot do të nënshkruhet marrëveshja në bazë të së cilës kosovarët nuk do të paguajnë më sigurimin kufitar në vlerë prej 15 euro me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje hyn në fuqi me 1 korrik, përcjell Zeri.info.

Para disa ditësh, drejtori i Byrosë së Sigurimeve Sami Mazreku kishte bërë të ditur për mediat vendore se për shkak të problemeve teknike, zbatimi i saj është shtyrë për një muaj.

“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhur, në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur t’i finalizojmë të gjitha komentet dhe më datën 25 qershor në orën 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fund nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak. Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë të paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi”, ishte shprehur Mazreku. /Zëri