Sot prezantohet në Kuvend programi i qeverisë “Kurti II”

Sot prezantohet në Kuvend programi i qeverisë “Kurti II” – Lajmet e fundit



Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, me pikën e vetme në rend të ditës – prezantimi i programit qeverisës për katër vjetët e ardhshëm, i miratuar nga Qeveria më 7 maj.

Programi qeverisës do të fokusohet në masat për përballimin e pasojave që po lë pandemia, zhvillimin ekonomik të vendit, mbështetjen për bizneset, rritjen e pagës minimale, krijimin e vendeve të punës dhe riorganizimin e skemave sociale.

Seanca do të fillojë në orën 10:00. /Zëri