Shtyhen edhe pagesat e Tatimit në Pronë

Sqaron Ministri Bislimi: Mediat përfitojnë nga Pakoja Emergjente me këto masa – Lajmet e fundit



Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka dhënë sqarimin përfundimtar në lidhje me dilemat e ditëve të fundit se a janë edhe mediat e përfshira në Pakon Emergjente të miratuar nga Qeveria e Kosovës pas situatës pandemike.

Ai ka shkruar në Facebook, se janë cekur bizneset dhe aty përfshihen edhe mediat.

Njoftimi i tij:

SKJARIMI 5

Të nderuar qytetarë,

Pas publikimi të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmesë në përballjen me pasojat e pandemisë COVID 19, kam pranuar një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh që kryesisht adresojnë problemet e ndërlidhura me disa kategori.

Me synim që sado pak të kontribuoj në zvogëlimin e paqartësive dhe njëkohësisht qetësimin e qytetarëve, më lejoni të shpjegoj sa vijon:

PYETJA:

5. A janë të përfshira mediat në pakon e masave emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës?

SKJARIMI:

5. Masat e pakos emergjente i dedikohen çdo punëmarrësi dhe nuk janë të specializuara për një sektorë të veçantë. Rrjedhimisht të gjitha mediat trajtohen si biznese dhe mund të përfitojnë nga masat e qeverisë (masa 3, 10, apo 14)