Strasburgu, pozitiv për pronarët - Sonila Qato: Vuri kusht që kompensimi të jetë jo më pak se 10% e vlerës së pronës

Strasburgu, pozitiv për pronarët – Sonila Qato: Vuri kusht që kompensimi të jetë jo më pak se 10% e vlerës së pronës

E ftuar në Vetting.al, ish kreu i Agjencisë së Kompensimit dhe Kthimit të Pronave Sonila Qato komenton vendimin e Gjykatës së Strasburgut e cila ktheu për rishqyrtim në gjykatat tona rreth 70 padi të ngritura nga pronarët ndaj shtetit shqiptar. Sipas Qatos, vendimi përcakton se në asnjë rast shteti shqiptar nuk duhet të ulë kompensimin për pronarën nën masën 10% të vlerës reale të pronave.

Shoqatat e pronarëve e kanë parë me shumë shqetësim vendimin e Strasburgut, i cili, sipas tyre, zvarrit me një dhjetëvjeçar tjetër procesin e kthim kompensimit të pronave.

Lorenc Rabeta / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.