Stresi, pozitiv për Coronavirus - Gazeta Online INSAJDERI

Stresi, pozitiv për Coronavirus – Gazeta Online INSAJDERI

Janë të shumtë personazhet e njohur që u prekën nga virusi i ri COVID-19. Nisur nga sfera politike, e sportit dhe e artit, Coronavirusi nuk bëri asnjë përjashtim.

I fundit që ka rezultuar pozitiv me Covid është Stresi, njofton Insajderi. Reperi i njohur e ka ndarë lajmin vetë me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan bashkangjitur një fotoje nga makina:

“Sapo u konfimova pozitiv. Ruani veten. Unë po shkoj menjëherë të vetë-izolohem”.

Stresi ka marrë përgjigjen e tamponit dhe do i nënshtrohet vetë-izolimit 14-ditorë. Reperi nuk zbuloi për ndjekësit e tij se cfarë simptoma ka, por nisur nga postimi i tij ai duket të ketë një gjendje stabile shëndetësore.

Sa i përket aktivitetit të tij artistik, para dy ditësh ai erdhi në bashkëpunim me Morena Tarakun për këngën “Bad Girl”. Një bashkëpunim i tillë vjen edhe nga fakti që dyshja gëzojnë një shoqëri shumë të ngjushtë. /Insajderi.com