Sulmi ndaj RTV Ora, Kejdi Mehmetaj: Në fund haka shkon tek i zoti, ju do vazhdoni të rezistoni!

Sulmi ndaj RTV Ora, Kejdi Mehmetaj: Në fund haka shkon tek i zoti, ju do vazhdoni të rezistoni!

Ka startuar sot sezoni i ri televiziv në RTV Ora dhe Ora News, mes tyre edhe emisioni “Kafsho” nga Chef Titi dhe Ronaldo Sharka, ku çdo ditë në 10 : 30, në valët e RTV Ora do t’ju sjellin receta gatimi, ndërthurur me nota humori, të ftuar dhe materiale të ndryshëm.

Ajo që ka hapur këtë sezon të ri në “Kafsho” ka qenë ish-deputetja dhe nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj.

Biseda llogjikisht mes moderatorit të emisionit, Ronaldo Sharka dhe Kejdi Mehmetaj ka nisur me aktualitetin politik dhe sekuestrimin e dy televizioneve, RTV Ora dhe Ora News.

Kejdi ka thënë se qeveria po përfiton nga fakti se drejtësia në vend nuk po funksionon dhe e ka cilësuar këtë një sulm të vazhdueshëm politik ndaj RTV Ora dhe Ora News:

“Nuk mund të sulmohet çdo media që është kritike kundër qeverisë, ka të drejtë ta bëj kur gjërat shkojnë mirë e jo më kur gjërat po shkojnë kështu siç po shkojnë”, u shpreh Kejdi duke shtuar se Ora është një familje e madhe, ku fton dhe kurajon gazetarët të kenë forcën që t’ja dalin:

“Unë jam e bindur që haka dhe e drejta do të shkoj tek Ora. Ju ftoj dhe ju mbështes , ju si gazetarë, ju si njerëz që e mbani këtë televizion, sepse televizionin e mbajnë gazetarët, e bëjnë njerëzit, operatorët, stafi teknik, të gjithë njerëzit që punojnë në tv, që të keni kurajo dhe forcë për ta përballuar këtë situatë të vështirë. Unë e di që ju punoni si një familje e madhe, kam pasur kënaqësinë të jem shumë shpesh e ftuar, e di që ju jeni si një familje e madhe. Të ruani për pak kohë këtë forcë, është periudhë e vështirë, secili ka probleme familjare, ka nevojë që punët t’i shkojnë mirë, të ketë siguri, por ndonjëherë vështirësitë duhen përballuar bashkë, dhe ajo qe do t’ju veçojë nga të tjerët është se përtej sulmeve ju do vazhdoni të rezistoni dhe kjo du t’ju bëj që nesër të mbaheni mend gjatë”, u shpreh ndër të tjera Kejdi, për më tepër ndiqni intervistën e plotë.