“Sunny Hill” kulmon me Diplon dhe energjinë e munguar për dy vjet

“Sunny Hill” kulmon me Diplon dhe energjinë e munguar për dy vjet

“Sunny Hill Festival” i ka dhënë fund maratonës katërditore. Mbrëmja e fundit iu kushtua muzikës elektronike e cila përbën një lloj të ri të muzikës që daton që nga mesi i viteve ‘80. Në krye të shumë dj-ve të cilët ishin ftuar për ta argëtuar publikun e Festivalit, qëndronte dj i njohur amerikan, Diplo.

Ndonëse kishin kaluar tri net prej kur kishte nisur Festivali më i madh në rajon, “Sunny Hill” dhe ishte e pritshme që ky publik, i cili niste të mbushte hapësirën e parkut të “Gërmisë” që nga orët e pasdites, e deri në orët e hershme të mëngjesit, të ishte lodhur, prapë, siç u pa, të pranishmëve ju kishte mbetur akoma energji e cila shpërtheu në natën e fundit.

Diplo i cili njihet veçmas për bashkëpunimet me këngëtarë të njohur si Justin Bieber, Sia, Labrinth e të tjerë, doli në skenë atëherë kur ora shënoi 00:00. Qysh në fillim ai e elektrizoi publikun kur, pas fjalëve “ËWats up Kosova?” (Ç’kemi Kosovë?), iu drejtua në shqip “Të dua Kosova”. E thënë nga një dj kaq i njohur kjo fjali, e cila u përsëri edhe disa herë të tjera, e bënte publikun të qeshte e entuziazmohej nga gëzimi.

Pas kësaj, performancën e tij Diplo e nisi me një remix të këngës së njohur të dy reperëve Flo Rida dhe T- Pain, “Loë”. Për t’iu përshtatur tekstit të këngës, Diplo kërkoi nga publiku që të ulej, e pastaj kur notat lëvizën nga ato të ulëta në ato shumë më të larta, publiku kërceu lart dhe vazhdoi të kërcente pa pushim duke iu përshtatur ritmit të kësaj kënge.

Diplo është një nga dj-të më të njohur të botës i cili ka krijuar disa hite dhe sigurisht se publiku e priste me padurim. “Thunderclouds” ishte kënga që siç u pa qartë e ngjalli publikun i cili siç dukej kishte qenë duke e pritur. Porsa publiku i dëgjoi notat e para të kësaj këngë filloi të brohorasë nga gëzimi dhe menjëherë, të tërë bashku, ja thanë këngës njëzëri.

Kënga “Thounderclouds” është krijuar nga grupi LSD. Pjesë e këtij grupi, i cili vazhdon të jetë aktiv, është vet Diplo së bashku me muzikantin dhe reperin britanik, Labrinth si dhe këngëtaren dhe tekstëshkruesen e njohur australiane, Sia.

Pas kësaj kënge, Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, vazhdoi t’i gëzonte edhe më shumë adhuruesit e tij kur vazhdoi me hitin e bërë në bashkëpunim me Justin Bieber, “Where are you noë”. Siç edhe ndodh kur para publikut nisë një këngë kaq e njohur, dhe sigurisht edhe për shkak të ritmeve elektronike që Diplo krijonte para shikuesve, kënga u prit me brohoritmë e kërcim. Kjo këngë e cila përfshinë në vete edhe një këngëtar kaq të njohur si Justin Bieber e qoi edhe më lartë gëzimin dhe entuziazmin e publikut.

Por, Diplo nuk është vetëm pjesëtar i grupi LSD. Ai është pjesë edhe “Jack U”, “Silk City” si dhe njërit prej grupeve më të njohura, “Major Lazer”. Si pjesë e këtij të grupi i cili përbëhet edhe nga dy dj te tjerë: “Ëalshy Fire” dhe “Ape Drums”, Diplo së bashku edhe me Dj Snake dhe MO, kanë krijuar hitin e shumë njohur “Lean on”, i cili sot numëron mbi tre miliard klikime në “Youtube”. Kur Diplo e lëshoi këtë këngë, publiku nisi të këndonte e kërcente pa fund deri atëherë kur kënga u zëvendësua nga miksimi i biteve dhe notave të kësaj kënge.

Përveç kësaj Diplo, si pjesë e “Silk City” ka krijuar edhe hitin e njohur, të bërë në bashkëpunim me Dua Lipën, “Electricity”. Ai nuk harroi ta sillte edhe këtë këngë të cilën e solli në dy lloje të miksimeve dhe e cila, sigurisht se edhe për shkak të Lipës, ishte e njohur nga i gjithë publiku, i cili vazhdonte të tundej sa lart-poshtë edhe majtas- djathtas.

Mirëpo, Diplo befasinë për kosovarët e kishte lënë për fund. Pas përfundimi të performancës ai shkoi në fund të skenës, e mori flamurin e Kosovës dhe e valëviti para publiku të cilit iu drejtua edhe njëherë me fjalët “Të dua Kosova”. Kjo shënoi dhe kulmin e spektaklit të tij, i cili la një shije të ëmbël për publikun me shumicë shqiptare

Në natën e fundit të cilën “Sunny Hill” ia kishte kushtuar muzikës elektronike, ndër të tjerë, performuan edhe dy dj të njohur: Burak Yeter dhe Dj Regard.

Dj turk, Burak Yeter i njohur veçmas për këngën “Tuesday” me të cilën edhe e nisi përformancën e tij, arriti ta qonte peshë publikun e ‘Sunny Hill”. Gjatë tërë kohës sa zgjati përformanca e tij, publiku nuk u pa asnjëherë të ndalonte së kërcyeri e së kënduari. Testet e këngëve të cilat ai i miksonte, paraqiteshin në ekranin e madh të skenës, duke e bërë kështu edhe më të lehë për publikun që të këndonte njëzëri ato këngë. Ajo që e kënaqi edhe më shumë publikun ishte fakti se ai kishte zgjedhur këngë të cilat ishin hite të kohës, por nganjëherë ai sillte edhe këngë të vjetra të cilat ngjallnin sa nostalgji aq edhe gëzim te publiku.

Yeter i cili ka lindur në qytetin Trabzon të Turqisë është njëri ndër dj më të njohur turk. Me profesonalizmin e tij, në natën e katërt të “Sunny Hill’ ai e bëri tërë publikun për vete.

Por, publiku i cili, i lodhur pas hedhjeve e kërcimeve të pafundme që bëri gjatë kohës sa po performonte Burak Yeter, nuk u la të pushonte aspak, sepse porsa ai zuri të ulej nëpër rrobat e shtruara, në skenë doli dj Regard.

Dj Regard, emri i vërtetë i së cilit është Dardan Aliu, u lind në Ferizaj. Famën e arriti pasi realizoi një miksim të këngës së Jay Sean, “Ride it”, për të cilën ai i kishte thënë “Headlinder magazinë” se e kishte nisur një natë kur po ktheje i pirë në shtëpi dhe të cilën kishte filluar ta punonte edhe më shumë, pasi kishte mbërritur në shtëpi.

Përveç “Ride it” e cila ishte aq e njohur për publikun, dj Regard, ofroi edhe disa miksime të tjera këngësh të ndryshme të cilat nuk e ulën atmosferën që u krijua pas hitit, “Ride it”. Përveç muzikës e cila e mbante në nivel atmosferën e krijuar këtë natë, Regard e entuziazmonte publikun kur herë pas herë i drejtohej në shqip me shprehjet falënderuese e nxitëse përmes së cilave kërkonte të kërcente e këndonte me ta.

Gjatë kohës teksa në skenë performonte dj kosovar, Regard, në tarracën e “Vip Zone” u pa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti i cili e përshëndeti publikun dhe i cili në një rast edhe formoi zemrën me duar, u tregua edhe i vëmendshëm ndaj performancave. Në kohën kur Regard kërkoi nga publiku që t’i ndizte dritat e telefonave, kryeministri mori telefonin, e ndezi dritën dhe, sikur publiku i gjerë, e drejtoi atë kah skena. Kjo zgjati shkurt, sepse pas pesë minutash, ai nuk u pa më.

Edhe pas përfundimit të performancës së fundit, asaj të Diplos, i cili dha një performancë që zgjati rrafsh një orë e gjysmë, publiku u pa se ishte ende nën ritmin e muzikës elektro sepse ecte duke brohoritur e kërcyer.

Se kjo natë ishte një ndër më të paharruarat dhe më të mirat e “Festivalit Sunny Hill” e tha edhe Flamur Xhafa i cili i lodhur u ndalë të fliste për përshtypjet që i kishte lënë kjo natë.

“Kjo ka qenë nata më e mire e ‘Sunny Hill’. Normalisht nata e parë ka qenë për Dua Lipën sepse të gjithë dëshirojnë ta shohin Duan por, sonte ka qenë qejf i madh, secili ka qenë më I mirë se tjetri dhe në fund Diplo e ka kallë”, u shpreh plot emocion Xhafa.

Një gjë të ngjashme e ka potencuar edhe Erita Beka.

“Kam kaluar shumë mirë, super. Nuk e di se si mund të ishte më mirë”, u shpreh ajo fjalë pakë e emocione shumë.

Me këtë natë “Festivali Sunny Hill” ka përfunduar edicionin e tij të tretë. Pas tri javëve, në datat 26,27 dhe 28 gusht ai do të mbajë edhe edicionin e tij të parë në Tiranë për të cilin ende nuk është bërë e ditur se kush do të performoj. Në mbrëmjen e parë atë të të enjtes Dua Lipa iste ylli kryesor. Për rreth një orë e gjysmë ajo edhe në Kosovë solli turneun “Future Nostalgia” duke bërë që bota të jetë e pranishme në Prishtinë. Në natën e dytë ylli i skenës ishte J balvin kurse në të tretën reperi Skepta. Festivali pushoj për dy vjet shkaku i pandemisë.