Superliga: Favoritët shënojnë fitore

Superliga: Favoritët shënojnë fitore – Gazeta Online INSAJDERI

Të dielën janë zhvilluar ndeshjet e fundit ta javës së 29-të në Superligën e Kosovës, ku favoritët, pretendentët për titull kanë shënuar fitore, njofton Insajderi.

Feronikeli është mposhtur në shtëpi me shifrat 0:2 nga Ballkani, ku golat për miqtë u shënuan nga Krasniqi (35’) dhe Daku që shënoi nga pika e bardhë, në minutën e 76-të të ndeshjes.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Mitrovicë, Drita ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal, me golin e shënuar nga Alidemaj nga pika e bardhë, kur po zhvillohej minuta e 54-të e ndeshjes.

Me këto fitore, Drita mbetet lider me 64 pikë, Ballkani renditet në vendin e dytë me tre pikë më pak.

Në anën tjetër, Feronikeli mbetet në vendin e shtatë me 34 pikë, ndërsa Trepça ’89 ndodhet një pozitë më lartë me një pikë më shumë. /Insajderi.com