Sveçla: Gjithçka gati për regjistrimin e mjeteve me targa RKS

Sveçla: Gjithçka gati për regjistrimin e mjeteve me targa RKS – Lajmet e fundit



Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot është takuar me koordinatorët e qendrave të Regjistrimit të Automjeteve lidhur me çështjen e regjistrimit të mjeteve me targat ilegale RKS.

Ky takim mësohet se ka pasur për qëllim njoftimin për përgatitjet e fundit që është duke i bërë Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me këtë proces, ku u theksua se tashmë gjithçka është gati për fillimin e regjistrimit të mjeteve me targa RKS.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë të tij dhe të Qeverisë, më qëllim të realizimit të këtij objektivi, që është në të mirë të të gjithë qytetarëve, sepse përmirëson sigurinë në trafik, ulë numrin e veturave pa regjistrim dhe përmirëson sigurinë në përgjithësi. /Zëri

Image