Syla: Java e ardhshme vendimtare për pagën shtesë për stafin mjekësor

Syla: Java e ardhshme vendimtare për pagën shtesë për stafin mjekësor – Lajmet e fundit



Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, në Klan Kosova ka thënë se janë takuar me kryeministrin Avdullah Hoti si dhe ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe kanë biseduar për rritje të pagës për mjekët, infermierët e stafin mjekësor.

Sipas tij, java e ardhshme është vendimtare rreth kësaj kërkese.

“Java e ardhshme do të jetë vendimtare. Kërkesa e parë është të kemi një shtesë të pagave. Deri sa të vijë koha për ligjin e pagave. Unë kam pas kërkesë që greva të fillohet menjëherë. Ne jemi në situatë shumë të rëndë. Qe 4 vjet nuk janë rritë pagat në Shëndetësi. Heshtja e partive ndaj vendimit të kushtetueses është për keqardhje. Kemi hargjuar 2 vjet duke punuar në atë ligj”, deklaron ai./Zëri