‘Sytë e të tjerëve janë burgu ynë, mendimet e tyre janë kafazi ynë’

‘Sytë e të tjerëve janë burgu ynë, mendimet e tyre janë kafazi ynë’

Sot shënohet 139 vite nga lindja e shkrimtares së famshme angleze, Virgina Woolf, shkruan KultPlus.

Ajo kishte lindur më 25 janar të vitit 1882, teksa ka hyrë në historinë e letërsisë botërore si shkrimtare klasike moderniste, pionere e teksteve artistike feministe, e në të njëjtën kohë u shqua edhe si gazetare.

Virgina Woolf arriti të bëhej një ndër autoret më me ndikim në letërsinë e shekullit 21.

Në datën e lindjes së saj, KultPlus ua sjell disa thënie nga Virgina Woolf:

“Për pjesën më të madhe të historisë, anonim ka qenë gjithnjë një grua”.

“Nuk mund të gjesh paqe, duke shmangur jetën”.

“Përse vallë gratë janë kaq … të interesuara për burrat, sesa vetë burrat janë të interesuara për gratë”

“Mbyllini bibliotekat, nëse doni, por nuk ka derë, as çelës, as shul, që mund të bllokojë lirinë e mendjes”

“Të shkruash është njësoj si të bësh dashuri. Në fillim e bën për ndjenjën, më pas e bën për mikun dhe në fund e bën për para”

“Si grua që jam, nuk kam atdhe. Si grua, nuk dëshiroj të kem atdhe. Si grua, atdheu im është gjithë bota”

“Sytë e të tjerëve janë burgu ynë; mendimet e tyre janë kafazi ynë”

“Librat janë pasqyra e shpirtit”

“Nëse nuk thua të vërtetën për veten, nuk mund ta thuash as për të tjerët”.
“Nuk është nevoja të nxitosh. As të shkëlqesh. As të jesh dikush tjetër, por thjesht vetvetja”.
“Asgjë më e trashë se tehu i thikës nuk e ndan më mirë lumturinë nga melankolia”.
“Kam humbur shumë miq, disa kanë vdekur … të tjerët i kam humbur nga paaftësia për të kapërcyer rrugën”.

“Të gjitha ekstremet e të ndjerit janë të lidhura me marrëzinë”

“U nisa të shkruaj për vdekjen, veçse jeta më mori me vete, si gjithnjë”.

“Të adhuroj, por kam neveri për martesën. Urrej vetëkënaqësinë e saj, sigurinë, kompromisin e saj dhe mendimin se ti do ndërhysh në punën time, duke më vënë gardhe; pra, cila është përgjigjia jote?”

“Secili nga ne e ka të kaluarën të mbyllur brenda vetes, ashtu si faqet e një libri që i di përmendësh dhe miqtë e tij mund të lexojnë vetëm titullin”

“Të rritesh do të humbësh disa iluzione, me qëllim që të kërkosh të tjera”.

“Ta shohësh jetën në sy, gjithmonë, ta shohësh jetën në sy dhe të njohësh për atë që është … në fund, ta duash atë për atë që është dhe më pas ta lësh mënjanë”.

“Shpesh në ditët me shi, nis të numëroj; çfarë kam lexuar dhe çfarë jo”.

“Në të vërtetë nuk më pëlqen natyra njerëzore, nëse nuk sheqeroset me art”.

“Pikërisht në plogështinë tonë, në ëndrrat tona, e vërteta nganjëherë e gjen rrugën mbi sipërfaqe”. / KultPlus.com