Szunyog: BE-ja mbetet partneri më i besueshëm i Kosovës, marrëdhëniet vetëm do të vazhdojnë të rriten

Szunyog: BE-ja mbetet partneri më i besueshëm i Kosovës, marrëdhëniet vetëm do të vazhdojnë të rriten – Lajmet e fundit



Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog në mbrëmje e së martës, në takimin me përfaqësues të mediave, ka shprehur një falënderim për kontributin e tyre të vazhdueshëm.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se, ky takim ishte edhe një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për një sërë temash dhe zhvillimesh të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, raporton Zeri.info.

“ Falënderoj përfaqësuesit e familjes së BE-së, që na u bashkuan sonte në mbledhjen joformale të verës. BE-ja mbetet partneri i besueshëm i Kosovës, ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i madh tregtar. Kosova i përket BE -së dhe marrëdhëniet vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”, ka thënë Szunyog. /Zëri