Tahiri ia rikujton Kurtit: Ne e mbajtëm taksën dhe shkuam me taksë

Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë, sulm ndaj administratës shtetërore – Lajmet e fundit



Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot njoftoi se kanë proceduar në konsultime paraprake Projektligjin për zyrtarët publikë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se është tmerruar me provizionet që parapoërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në administratë publike.

Tahiri e ka quajtur këtë projektligj si sulm të drejtëpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim.

“Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit. Projektligji i ri për Zyrtarët Publik, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshisë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore. Ky Ligj nuk duhet të kalojë, assesi!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri