by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Tahiri: Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mos preket – Lajmet e funditin Lajmeon January 14, 2023 Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, për Kuvendin se Ligji për Zyrtarët Publik nuk mund të dekretohet, nuk mund të hyjë në fuqi dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të Gjykatës, e ka quajtur inkurajues shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri Ai tha se ky është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti. “Ligji për Zyrtarët Publik nuk mund të dekretohet! Njoftimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin se Ligji për Zyrtarët Publik nuk mund të dekretohet, nuk mund të hyjë në fuqi dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të Gjykatës, është një lajm shumë inkurajues. Ky është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karierës profesionale në shtet. Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetushmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Tahiri në Facebook. Tutje, Tahiri tregoi se e ka cekur në Kuvend, që nuk mund të bëhet asnjë reformë e administratës shtetërore duke shkelur kushtetutën e vendit tonë. “E kam thënë në Kuvend shumë herë se nuk mund të bëhet asnjë reformë e administratës shtetërore duke shkelur kushtetutën e vendit tonë, duke shkelur rëndë dhe pamëshirshëm të drejtat e njeriut, duke shkelur çdo parim të SIGMA-s dhe të Bashkimit Evropian dhe duke shkelur edhe vetë MSA-në e Kosovës me BE-në. Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë. Ligji për Zyrtarët Publik fatkeqësisht në mënyrë flagrante i shkel rëndë të gjitha këto”, përfundoi ai. Lajme të ngjajshme: Kusari-Lila: Barrikadat duhet të hiqen sa më parë, Kodi Civil në procedurë vitin tjetër – Lajmet e fundit Franca mirëpret heqjen e barrikadave në veri: Kosova dhe Sebia të shkojnë drejt marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve – Lajmet e fundit Meliza Haradinaj: Duhet të pezullohet kjo marrëveshje me Serbinë – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Tadiq: Vuçiqi e ka humbur Kosovën, propozimin franko-gjerman nuk do e nënshkruaja – Lajmet e fundit