Emërime të reja në qeveri/ Ministria e Financave vendos rekord gjinor. Shkon në 4 numri i zëvëndësministreve

Taksat e tarifat vendore nën Pandemi – Bashkitë e Libohovës dhe Lezhës rënien më të fortë, Bashkia Pukë rritje me 93%

Ndërsa në total kanë ruajtur trendin rritës në vite, Bashkitë vuajtën gjatë vitit 2020 kanë vuajtur nga tkurrja e të ardhurave prej disa nga taksat e tarifat më të rëndësishme për buxhetet e tyre. Sipas Ministrisë së Financave, Bashkitë në gjithë vendin kanë reaguar në mënyra të ndryshme përballë vështirësive që ka sjellë Pandemia përgjatë vitit 2020.

Rreth 30 njësitë vetëqeverisjes vendore gjatë vitit 2020 kanë patur një rënie të të ardhurave të veta vendore në raport me një vit më parë. Normën më të lartë të rënies me rreth 61% me pak të ardhura e ka bashkia Libohovë, e ndjekur nga bashkia Lezhë me 57% dhe bashkia Kamëz me 37%.

Gjysma tjetër e njësive të vetëqeverisjes vendore gjatë vitit 2020 kanë patur rritje në norma të ndryshme të të ardhurave, ku normën më të lartë të rritjes e ka bashkia Pukë me 93% më shumë të ardhura dhe pas saj bashkia Kukës me 36% më shumë të ardhura krahasuar me vitin 2019.

Bashkia Tiranë zë vendin e parë sa i përket shumës së mbledhur të të ardhurave të veta me 13,8 milliard lekë, shumë e cila përbën 57.4 % të totalit të të ardhurave të mbledhura nga të gjitha bashkitë. Bashkia Tiranë gjatë vitit 2020 ka arritur të arkëtojë rreth 21,744 lekë për banor. Bashkia Durrës renditet në vendin e dytë me 921 milion lekë, e cila përbën 3.81 % të totalit të të ardhurave të mbledhura nga të gjitha bashkitë. Pavarësisht që bashkia Durrës renditet si bashkia e dytë në raport me të ardhurat totale të arkëtuara, në raport me numrin e popullsisë ajo ka arkëtuar vetëm 4,196 lekë për banor.

Në vendin e tretë renditet bashkia Elbasan, për të vijuar me bashkitë Vlorë, Shkodër, Fier dhe Korçë, të cilat kanë arkëtuar mbi 500 milion lekë të ardhura secila ose ndryshe nga rreth 3% të totalit të të ardhurave vendore.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.