Tash e një javë studentët fatlumë kanë qenë nën mësimin e mjeshtrit Jean Bernard Thomas, ai është ‘fajtor’ për natën e sotme

Tash e një javë studentët fatlumë kanë qenë nën mësimin e mjeshtrit Jean Bernard Thomas, ai është ‘fajtor’ për natën e sotme

Sonte në festivalin ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ do të mbahet koncerti i radhës, përcjell KultPlus.

Në këtë mbrëmje do të bëhet prezantimi i studentëve të cilët përgjatë këtyre ditëve të festivalit kanë pasur mundësinë të punojnë me mjeshtrin e vokalit Jean Bernard Thomas.

Ramë Lahaj ka ftuar artdashësit ta ndjekin këtë festival duke falënderuar Bernard Thomas për puënn e tij gjatë këtyre ditëve.

Postimi i plotë:

ash e një javë, studentët fatlumë të festivalit kanë qenë nën mësimin e mikut tonë Jean Bernard Thomas. Mjeshtri ynë i vokalit është ‘fajtor’ për natën e sotme, ku talentet e reja do të performojnë pasi kanë përcjellë klasat e Jean Bernard Thomas dhe janë përzgjedhur nga vetë ai, një profesionist i fushës dhe një artist me vokal të jashtëzakonshëm. E falenderojmë shumë për angazhimin e tij të palodhur e të vazhdueshëm që nata e sotme të ketë një repertor të mrekullueshëm.

Ju presim sonte!./ KultPlus.com