'Të kesh dëgjuar heshtinë e zogut tek fle'

‘Të kesh dëgjuar heshtinë e zogut tek fle’

Poezi nga Jorge Luis Borges

Jugu

Nga njëri prej oborreve të tu, të kesh parë
yjet e moçëm,
prej stolit nën hije të kesh parë
ato shkëndija të shpërndara
që padija ime s’ka mësuar të thërresë
as t’i rendisë në yjësi,
të kesh dëgjuar rrethin e ujit
në pusin e fshehtë
erën e jaseminit dhe dorëzonjës,
heshtinë e zogut tek fle,
harkun e paradhomës, lagështinë
-këto gjëra të cilat, ndofta, janë poezia.

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

Photo by Pino Cimò, 1974