“Të përshtatemi me normalitetin e ri”, Manastirliu: Gati ekipet lëvizëse për përballimin e situatës në vjeshtë dhe dimër

“Të përshtatemi me normalitetin e ri”, Manastirliu: Gati ekipet lëvizëse për përballimin e situatës në vjeshtë dhe dimër

Qytetarët duhet të respektojnë masat për tu përshtatur me këtë normalitet të ri që po kalojmë si pasojë e covid 19. Kështu tha ministrja e shendetësisë Ogerta Manastirliu në një mesazh drejtuar qytetarëve. Mes të tjerash ministrja tha se po bëhen gati kapacitetet për të përballuar fluksin e mundshëm të vjeshtës dhe dimrit, duke filluar me pregatitjen e ekipeve lëvizëse apo fuqizimin e kapaciteteve.

“Puna jonë nuk po ndalet në asnjë moment. Jemi në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor. Një punë e madhe po bëhët në terren nga epidemiologët për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid-19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Stafi i Urgjencës Kombëtare është 24 orë të ditës i dedikuar për të pritur thirrje dhe për të çuar misionet e shpëtimit nëpërmjet numrit 127.  

“Ne po përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime. Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale, nga rritja e kapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara, nga parandalimi i kontrollit të infeksioneve tek masat për vijimin e trajtimeve bashkëkohore të pacientëve me Covid19”, – tha Manastirliu.

Arbër Hitaj / SCAN 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.