by lajme.org on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Kosova dhe dialogu temë e nxehtë në parlamentin e Serbisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Ministria e Financave hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve
by lajme.org on August 10, 2022 OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Të rinjtë rumunë arrijnë të kursejnë para çdo muaj in Ekonomion August 1, 2022 Rritjet e çmimeve të ushqimeve, gazit dhe energjisë elektrike, për të mos përmendur normat më të larta të interesit, po dëmtojnë buxhetin e rumunëve, por një e treta e të rinjve, ende arrijnë të kursejnë para çdo muaj, tregon një sondazh i fundit. Në 12 muajt e fundit, më shumë se gjysma e rumunëve midis moshës 55 dhe 75 vjeç, thanë se nuk kanë marrë hua para, por njëkohësisht, pak më shumë se një e treta e tyre, nuk kanë arritur të lënë mënjanë para, sipas një sondazhi nga Kantar Poland. Mjedisi më i ashpër ekonomik po përballet disi më mirë nga të rinjtë. Përafërsisht, 35% e të rinjve deri në moshën 34 vjeç, fitojnë para që tejkalojnë shpenzimet e tyre mujore. Vetëm 17% e personave të moshës 35-54 vjeç dhe 13% e personave të moshës 55-75 vjeç, mund të thonë të njëjtën gjë. Në përgjithësi, shumica e të anketuarve në Rumani (63%), pohojnë se u mbetet një sasi e vogël parash në fund të muajit, pas shpenzimeve. Rreth 13% thonë se mbesin pa para. Mesatarisht, 51% e europianëve thonë se kanë ende para pas shpenzimeve mujore, ndërsa 15% thonë se e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre mujor. Më shumë se një e treta (36%) e rumunëve, pranuan se nuk kishin ruajtur asnjë kursim vitin e kaluar, sipas të njëjtit sondazh. Rreth 30% thonë se ishin në gjendje të kursenin një sasi të vogël parash çdo muaj. Kjo përqindje nuk ndryshon shumë në varësi të moshës apo gjinisë së të anketuarve. Vitin e kaluar, burrat (34%) arritën të kursenin para më tepër se gratë (28%). Shpenzimet mujore më të rëndësishme të rumunëve, siç zbulon anketa, lidhen me shërbimet thelbësore dhe ushqimin. Më shumë para janë shpenzuar edhe për sigurimin e banesave dhe shëndetit, vitin e kaluar. Ndërkohë, rreth gjysma e rumunëve blejnë rroba, këpucë dhe investojnë në shërbime dhe produkte të kujdesit personal, çdo muaj. Previous PostNext Post
on August 10, 2022 Kurti përsërit për Reuters: Kosova është e përgatitur për një sulm të mundshëm të armatosur nga Serbia – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 S’ka barna adekuate në treg, vuajnë ata me veshka të transplantuara – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Mediat serbe: Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel pritet të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për të pagjeturit – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Lushtaku: S’do të ketë luftë, Kurti do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja – Lajmet e fundit