Të xhirojë filmin e ri me ish-të dashurin ishte shumë e sikletshme për aktoren e njohur

Të xhirojë filmin e ri me ish-të dashurin ishte shumë e sikletshme për aktoren e njohur

Aktorja e njohur joey King që është edhe protagonistja e filmit shumë të suksesshëm në Netflix, foli për xhirimet gjatë “The Kising Booth 2”, dhe se puna me ish-të dashurin e saj nuk ishte edhe aq romantike sa duket në ekran, njofton Insajderi.

Ajo shpjegon se nuk ishte gjithmonë e lehtë të luajë Elle Evans në “The Kissing Booth”, pasi ish-i dashuri i saj në jetën reale, Jacob Elordi kthehet si i dashuri i Elle, Noah Flynn, në filmin e ri.

“Askush nuk mendon se kjo ishte e lehtë, sepse nuk ishte ashtu. Jam e sigurt që njerëzit do të analizojnë çdo lëvizje dhe çdo detaj. Dhe ju e dini se çfarë? Le ta bëjnë. Por në fund të ditës, unë isha thjesht e emocionuar që isha përsëri Elle Evans”, tha ajo për revistën People.

Sipas revistës Glamour, të dy filluan një lidhje romantike në vitin 2017, por u ndanë një vit më vonë. /Insajderi.com

Joey King Says Ex Jacob Elordi Did Watch 'The Kissing Booth 2'