Telat e rrymës rrezikojnë banorët e Llaushës

Telat e rrymës rrezikojnë banorët e Llaushës

E nga këputja e njërit tel të rrymës pësuan kafshët.

Bile kjo ngjarje, gati se ia morri jetën edhe djalit të tij.

Ai thotë që rastin e ka lajmëruar në KEDS, por këta të fundit i kanë kërkuar një dokument që e vërteton se lopa ka ngordhur nga kontakti me telat e rrymës.

TELAT E RRYMËS RREZIKOJNË BANORËT E LLAUSHËS

Ndërsa, KEDS përmes një përgjigje me shkrim, ka thënë që këto problemet i kanë trashëguar nga koha kur Distribucioni ishte në pronësi publike.

Madje, ata kanë thënë se ishin pikërisht banorët e Llaushës ata që nuk lejuan të priten degët që e pengojnë këtë rrjet.

Ndërsa në komunën e Skenderajt, thonë se gjendja e rrjetit të KEDS’t, është shqetësuese edhe për ta.

Për shkak të sistemit të vjetër telat e rrymës janë kthyer në një problem për banorët në pjesë të ndryshme të Kosovës.