Telefoni i ri i Xiaomi ka një kamër monstër

Telefoni i ri i Xiaomi ka një kamër monstër

Thuajse gjashtë muaj pas lançimit të flagshipit, Xiaomi ditën e sotme zbuloi një treshe smartfonësh që shënojnë fillimin e një partneriteti me Leica.

Seritë e reja 12S kanë vinë me MIUI 13 bazuar në Android 12 dhe procesorin më të fuqishëm celular Snapdragon 8+ Gen1 si dhe një sensor masiv 1-inç 50.3-mgapiksel Sony IMX 989 në modelin 12S Ultra.

Kjo përkthehet në madhësi pikselësh prej 1.6um që dyfishohen përmes kombinimit të pikselëve duke ritur saktësinë e ngjyrave dhe performancën në dritë të pakët.

Ndryshe nga Sony Xperia Pro-I, Xiaomi 12S Ultra përdor plotësisht sensorin 1-inç. Sipas CEO Lei Jun, Xiaomi mori pjesë në zhvillimin e sensorin IMX 989 dhe kostoja prej 15 milionë dollarësh u nda me Sony.

Por ky sensor nuk do të jetë ekskluziv vetëm për Xiaomi. Lei shtoi se do të ofrohet edhe për konkurrencës lokalë pas lançimit të 12S Ultra për të promovuar avancimet në teknologji kamerash.

Sa i takon angazhimit të Leica, ky i fundit ka ka aplikuar sistemin “Leica Summicron 1:1.9-4.1/13-120 ASPH” duke mbuluar të tre sensorët: 50-megapiksel kryesor, 48-megapiksel me kënd super të gjerë dhe 48-megapiksel kamër periskop.

Të dy kamerat 48-megapiksel përdorin sensorin IMX586 të Sony. Përveç disa filtrave të Leica, përdoruesit mund të kalojnë mes dy stileve fotografike: pamjes autentik dhe pamjes vibrante të Leica.

Në anën tjetër të telefonit është kamera selfie 32-megapiksel. Shumica e këtyre kamerave janë të afta të regjistrojnë video Dolby Vision HDR [email protected]

Xiaomi përdor një motor “HyperOIS” për të stabilizuar realizimin e fotove dhe videove. 12S ofron mbështetje për formatin 10-bit RAW kalibruar nga Adobe Labs.

12S Ultra vjen me dy çipe të Xiaomi: Surge P1 për karikimin e shpejtë dhe Surge G1 për menaxhimin e baterisë. Ato ofrojnë karikim 67-vat me kabëll dhe 50-vat wireless.

Pjesa tjetër e Xiaomi 12S Ultra është ajo çfarë pritet nga një flagship. Ekrani 6.73-inç është prodhuar nga Samsung dhe ka shkëlqim prej 1,500nits dhe frekuencën të adaptueshme 1-120Hz.

Telefoni mund të pajiset deri në 12GB RAM dhe 512GB memorie UFS 3.1.

Modeli i dytë në linjë është Xiaomi 12S Pro me ekran të njëjtë por sensor kamere të pasme tjetër. Sony IMX 707 ka një madhësi prej 50-megapiksel gjithashtu.

Ndërsa modeli bazik Xiaomi 12S ka të njëjtën kamër si 12S Pro por ekrani është 6.28-inç 120Hz. Telefonët dalin në shitje nga data 6 Korrik. 12S Ultra fillon nga 900 dollarë për 8GB RAM, 256GB memorie, 12S Pro nga 700 dollarë me 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe 12S nga 600 dollarë me 8GB RAM dhe 128GB memorie. /PCWorld Albanian