by lajme.org on February 20, 2019 Jep dorëheqje kreu i Kuvendit në Turqi, krahu i djathtë i Erdoganit
by lajme.org on February 20, 2019 Gjermania do të shpenzojë 6 milionë euro për 250 vjetorin e lindjes së Beethoven-it
by lajme.org on February 19, 2019 Emine Çunmulaj kujton bisedat me Karl Lagerfeld për kulturën shqiptare
by lajme.org on February 19, 2019 Visar Mulliqi, artisti që frymëzohet nga udhëtimet nëpër Kosovë për artin e tij
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Termokos, nga 1 prilli s’ka më ngrohjein Ekonomion March 31, 2015 Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës “Termokos”, ka njoftuar se nga data 1 prill, do të ndal furnizimin me ngrohje të banorëve të Prishtinës. Sipas kësaj ndërmarrje, përfundimi i sezonit ngrohës si pasojë e shkuarjes së blloku B1 të Termocentralit “Kosova B”, në remont vjetor. “Termokos ditë më parë është paralajmëruar nga KEK-u, se nga 1 prilli Blloku 1 i Termocentralit “Kosova B” pritet të ndalet për remontin e planifikuar. Ndalja e Bllokut 1 detyrimisht do të ndikojë edhe në ndërprerjen e furnizimit me ngrohje nëpërmes kogjenerimit. Si rrjedhojë Termokos” është detyruar, që të marr vendim për përfundimin e sezonit ngrohës 20014-2015 më 31 mars”, njofton ngrohtorja. Nëse gjatë ditëve në vazhdim do të ketë temperatura shumë të ulëta, Termokos do të jetë në gjendje gatishmërie, që të operojë me mazut. “Sipas planifikimit, në muajin prill sistemi i kogjenerimit do të lidhet edhe me Bllokun 2 të TC ‘Kosova B’, gjë që rritë kapacitetet dhe sigurinë e operimit si dhe mundëson fillimin dhe përfundimin me kohë të sezonit të ardhshëm ngrohës 2015-2016”. Termokos ka falënderuar paguesit e rregull të faturave për shërbimet e ngrohjes. “Shpresojmë në mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe njëkohësisht falënderojmë gjithë parapaguesit e rregullt të faturave të ngrohjes, të bindur se vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë do të na ndihmojë për realizimin e misionit tonë- sigurimin e ngrohjes cilësore dhe të mjaftueshme si në sezonin ngrohës, që po përmbyllet”, thekson komunikata për media e Termokosit. /Telegrafi/ Previous PostNext Post
on February 20, 2019 FBI kishte plan rezervë për të ruajtur dëshmitë në hetimin për ndërhyrjen e Rusisë
on February 20, 2019 Kujtimi prekës i nënës së Diana Kastratit: Jeta është shumë e vështirë pa ty çika ime